U kritikua për fustanin në dasmën e Aurorës, Benita: Duan ta prishin dasmën e motrës së tyre

U kritikua për fustanin në dasmën e Aurorës, Benita: Duan ta prishin dasmën e motrës së tyre
Benita Zena ka reaguar pas kritikave të shumta për fustanin që veshi në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës. Fustani që kishte veshur ish-banorja e BBVK-së ishte në nuancë të kaltër të hapur, por në fotografi dhe video dukej si i bardhë, çka bëri që shumë persona ta akuzonin se kishte shkelur “rregullin” numër një të […]

Benita Zena ka reaguar pas kritikave të shumta për fustanin që veshi në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës.

Fustani që kishte veshur ish-banorja e BBVK-së ishte në nuancë të kaltër të hapur, por në fotografi dhe video dukej si i bardhë, çka bëri që shumë persona ta akuzonin se kishte shkelur “rregullin” numër një të dasmës.

Përmes një shkrimi të gjatë, ajo iu referua reagimeve si “skandale” të krijuara nga persona që duan famë, si dhe nga persona që, siç theksoi ajo, “duan ta prishin dasmën e motrës së vet”.

Foto: Benita Zena / Instagram

Ajo tutje potencoi se në të ardhmen nuk do të vendosë kode veshjeje në dasmën e saj.

“Se kisha dite deri para 2 dite qe shume njerez kishin probleme me dallime te ngjyrave.Perndryshe ne dasmen tem ne te ardhmen e afert s’ka kode te veshjes. Çikat kan me u vesh qysh do qe ndihen rehat. Se di aurën tem edhe vetbesimin qe e kam”.

“Sa per videon qe po qarkullon ne rrjet ato skandale behen nga personat qe dojne fame, dojne me u bo interesant dhe dojne ta prishin dasmen e motres se vet perndryshe respekte une e kam shiju dasmen deri ne fund dhe flm Kushtrimit per ftesen”.

“Edhe diçka Benkki i ka rregullat e veta edhe une vendosi cka me vesh ne çfare do eventi. Po edhe zi me vesh kishit gjet diçka se ylli shkelqen pa marr parasysh çfare ngjyre ka”.

Lexo edhe

Ronaldo kthehet te Portugalia, sqaron përplasjen me Jorge Jesus

Ronaldo kthehet te Portugalia, sqaron përplasjen me Jorge Jesus

Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve

Gjini për Kurtin: E zbuloi veten sa i pandershëm, mashtrues dhe sa brutal është ndaj qytetarëve

Lindja e binjakëve, Xhuli: Një grua mundet me ia dalë edhe kur krejt bota i thotë që s’mundet

Lindja e binjakëve, Xhuli: Një grua mundet me ia dalë edhe kur krejt bota i thotë që s’mundet

U kritikua për fustanin në dasmën e Aurorës, Benita: Duan ta prishin dasmën e motrës së tyre | Momenti