Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se do të vazhdojë të luajë për kombëtaren e Portugalisë, duke i dhënë fund pasigurisë pas largimit të tij nga grumbullimi i fundit.
Në një deklaratë të gjatë, Ronaldo zbuloi se pas Botërorit 2026 kishte menduar seriozisht të tërhiqej nga kombëtarja dhe madje kishte shkruar edhe një letër lamtumire. Megjithatë, presidenti i Federatës Portugeze, Pedro Proença, e kishte bindur të vazhdonte.
Ronaldo tregoi gjithashtu se kishte mbështetur emërimin e Jorge Jesus si trajner dhe se e kishte konsideruar zgjedhjen e duhur.
Përplasja mes tyre ndodhi në ndeshjen ndaj Norvegjisë, ku Ronaldo u nxeh për pjesën më të madhe të së dytës, por nuk u aktivizua. I pakënaqur me situatën, ai më pas u largua nga grumbullimi para ndeshjes me Danimarkën.
“Do të jem në dispozicion të Portugalisë, nëse jam fizikisht mirë dhe luaj për klubin tim”, deklaroi Ronaldo.
41-vjeçari pranoi se veprimi i tij duhet të ketë pasoja dhe tha se është i gatshëm të pranojë dënimin nga Federata Portugeze./Klankosova.tv




