Trump, Putin dhe Xi së bashku në Kinë

Trump, Putin dhe Xi së bashku në Kinë

Trump, Putin dhe Xi së bashku në Kinë

Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin janë fotografuar së bashku për herë të parë në margjinat e samitit të APEC-ut, në prag të takimit të tyre historik që do të zhvillohet të enjten.

Sponsor 3M Express

Sipas pamjeve të publikuara, vihet re se Trump dhe Putin i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë që nga takimi i tyre në Alaskë, në gusht të vitit të kaluar.

Më pas, të tre liderët pozuan për një fotografi në grup së bashku me udhëheqësit e tjerë të APEC-ut.

Ajo që bie në sy është se Xi e ftoi Putinin të ulej pranë bashkëshortes së tij, ndërsa Trumpit i kërkoi të qëndronte pranë tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë mbërritur në Qendrën Ndërkombëtare të Komunikimit në Shenzhen, ku po zhvillohet samiti i APEC-ut.

Vladimir Putin e ka vlerësuar publikisht takimin trepalësh si një nxitje të partneritetit – në vend të izolimit – dhe si një mundësi për një shkëmbim konstruktiv pikëpamjesh.

Ndërkohë, gjatë natës, ai ka ndjekur një qasje krejtësisht të kundërt në Ukrainë; çështje kjo që ka gjasa të jetë një nga temat e diskutimit mes liderëve.

Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia e ka sulmuar fqinjin e saj me më shumë se 140 dronë sulmues.

Kujtojmë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Shenzhen të Kinës, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga presidenti kinez, Xi Jinping.

Xi e priti personalisht Trumpin në pistën e aeroportit, një nderim i rrallë për një lider të huaj, pasi presidenti kinez zakonisht nuk i pret personalisht krerët e shteteve kur zbresin nga aeroplanët.

Kjo pritje konsiderohet edhe si një gjest reciprok, pasi Trump e kishte pritur Xi Jinpingun në pistën e aeroportit gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA, në shtator.

Trump u përshëndet edhe me një përqafim nga presidenti kinez.

Të dy liderët kaluan pranë gardës së nderit të ushtarëve kinezë dhe turmave që valëvisnin flamuj amerikanë e kinezë.

Armët bërthamore, lufta në Iran dhe inteligjenca artificiale pritet të jenë pjesë e agjendës. Takimi ka gjasa të jetë gjithashtu veçanërisht i rëndësishëm për Ukrainën. /Telegrafi/

Lexo edhe

Milani monitoron Bruno Fernandesin, ngecin bisedimet për rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin

Milani monitoron Bruno Fernandesin, ngecin bisedimet për rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin

Të shtënat me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person – dyshimet e para për një konflikt rreth parkingut, 60-vjeçari në arrati

Të shtënat me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person – dyshimet e para për një konflikt rreth parkingut, 60-vjeçari në arrati

Të shtëna me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person, i dyshuari arratiset

Të shtëna me armë në Suharekë, plagoset rëndë një person, i dyshuari arratiset