Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën mesditën e sotme në Suharekë.

Sinjali mëson se dyshimet e para të Policisë janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti rreth një parkingu, ku i dyshuari dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Viktima është dërguar me urgjencë në Emergjencë, me shenja jete, por në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, i dyshuari është identifikuar nga Policia. Bëhet fjalë për një person rreth 60-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





