Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar Komitetin Norvegjez të Nobelit pasi ata ia ndanë Çmimi Nobel për Paqe, juristes Navi Pillay.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se meritonte çmimin për rolin e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.
Ai përmendi tetë konflikte, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë, Indisë dhe Pakistanit, si dhe Izraelit dhe Iranit.
“Në të vërtetë, duhej t’i kisha fituar tetë Çmime Nobel për Paqe, jo vetëm një”, deklaroi Trump.
Ai gjithashtu pretendoi se kishte kontribuar në lirimin e pengjeve izraelite dhe në parandalimin e përshkallëzimit të konflikteve të tjera.
Trump kritikoi edhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se organizata nuk kishte ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve që ai përmendi.
Komiteti Nobel e vlerësoi Navi Pillay për kontributin e saj në avancimin e drejtësisë ndërkombëtare dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës.
Pillay ka shërbyer si Komisionere e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe si gjyqtare në institucione të rëndësishme ndërkombëtare.




