Tragjedi në Hajvali, 67-vjeçari paralajmëroi se do t’i jepte fund jetës – ndërroi jetë në QKUK

Tragjedi në Hajvali, 67-vjeçari paralajmëroi se do t’i jepte fund jetës – ndërroi jetë në QKUK

Tragjedi në Hajvali, 67-vjeçari paralajmëroi se do t’i jepte fund jetës – ndërroi jetë në QKUK

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Hajvali të Prishtinës, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është gjetur me plagë të rënda në kokë. Pak para ngjarjes, ai dyshohet se kishte telefonuar punëdhënësin e tij dhe e kishte paralajmëruar për qëllimin që t’i jepte fund jetës, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është Tefik Gërbeshi (67), ndërsa ngjarja është raportuar më 8 nëntor, rreth orës 23:20, në rrugën “Rexhep Bajrami” në Hajvali.

Njësitë policore, pas pranimit të informacionit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e kanë gjetur 67-vjeçarin me plagë të rënda në kokë, ndërsa pranë tij ndodhej një pushkë gjuetie.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekipi i emergjencës, i cili ka konstatuar se burri ende kishte shenja jete dhe e ka transportuar me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë hetimeve është intervistuar edhe pronari i lokalit ku kishte punuar viktima. Ai ka deklaruar se 67-vjeçari e kishte telefonuar para ngjarjes dhe i kishte thënë se kishte ndërmend t’i jepte fund jetës.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, rreth orës 00:30 të së hënës, stafi mjekësor i QKUK-së ka konfirmuar vdekjen e tij si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet njësitë rajonale të hetimeve dhe krimteknikës, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Taksisti i SCAN taxi shmanget kontrollit policor në Prishtinë, tenton të ikë edhe në këmbë – i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë në Audi

Ekskluzive | Taksisti i SCAN taxi shmanget kontrollit policor në Prishtinë, tenton të ikë edhe në këmbë – i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë në Audi

Tmerr në Obiliq, burri ia afron thikën në fyt gruas – djali ndërhyn dhe ia merr armën nga dora babait

Tmerr në Obiliq, burri ia afron thikën në fyt gruas – djali ndërhyn dhe ia merr armën nga dora babait

Morena mbështet publikisht këtë banor të BBVK-së

Morena mbështet publikisht këtë banor të BBVK-së

Tragjedi në Hajvali, 67-vjeçari paralajmëroi se do t’i jepte fund jetës – ndërroi jetë në QKUK | Momenti