Tokio i kërkon shpjegime Rusisë pas arrestimit të gazetarit japonez

Tokio i kërkon shpjegime Rusisë pas arrestimit të gazetarit japonez

Tokio i kërkon shpjegime Rusisë pas arrestimit të gazetarit japonez

Të mërkurën, Japonia i paraqiti një notë protestë Rusisë, lidhur me arrestimin e një gazetari japonez, nën dyshimet për spiunazh.

Sponsor 3M Express

Tokio ka kërkuar nga Moska shpjegime, qasje konsullore dhe trajtim njerëzor lidhur me rastin.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë deklaroi se personi në fjalë, i cili punon për gazetën “Hokkaido Shimbun”, dyshohej se po mblidhte informacione mbi kapacitetet mbrojtëse të Rusisë në emër të një agjencie japoneze të inteligjencës.

Ministria e Jashtme e Rusisë e identifikoi gazetarin si Yuki Imai.

FSB-ja, njoftoi se e kishte arrestuar personin në ishullin Sahalin, derisa ai po përgatitej të largohej nga Rusia, sipas Associated Press.

Arrestimi i së martës shënon mosmarrëveshjen më të fundit midis dy vendeve, tensionet e të cilave janë përshkallëzuar pas vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në gusht në Iturup, një nga katër ishujt e diskutueshëm të Kurileve, një arkipelag në Paqësor i kontrolluar nga Moska, por i pretenduar edhe nga Japonia.

Lexo edhe

Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje

Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje

Krasiqi: LVV-ja i pati të gjitha pushtetet për gjashtë vjet, por Kosovës i mungoi gjithçka

Krasiqi: LVV-ja i pati të gjitha pushtetet për gjashtë vjet, por Kosovës i mungoi gjithçka

Teknikët e Prishtinës: Dalin pagat, por greva e protesta vazhdojnë (VIDEO)

Teknikët e Prishtinës: Dalin pagat, por greva e protesta vazhdojnë (VIDEO)