Prishtina Hospital prezantohet publikisht: Një projekt i ri shëndetësor po vjen në Prishtina Mall

Prishtina Hospital prezantohet publikisht: Një projekt i ri shëndetësor po vjen në Prishtina Mall

Prishtina Hospital prezantohet publikisht: Një projekt i ri shëndetësor po vjen në Prishtina Mall

Prishtina Hospital është prezantuar sot zyrtarisht për publikun gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me Prishtina Mall, duke shënuar një nga hapat kryesorë drejt realizimit të projektit të ri shëndetësor.

Punimet për zhvillimin e Prishtina Hospital në hapësirat e Prishtina Mall tashmë kanë nisur, ndërsa projekti synon të krijojë një institucion modern shëndetësor, të fokusuar në cilësinë e kujdesit, standardizimin e proceseve dhe përvojën e pacientit.

Sponsor 3M Express

Prishtina Hospital është konceptuar si projekt që do të zhvillohet në faza. Fillimisht, fokusi do të jetë në shërbime të specializuara shëndetësore të mbështetura nga diagnostika e avancuar, radiologjia dhe laboratori, ndërsa në fazat e ardhshme parashihet zgjerimi me departamente të tjera të specializuara dhe zhvillimi i Medical Academy.

Prishtina Hospital është projektuar që nga fillimi me synimin për të përmbushur standardet e kërkuara për akreditim nga Joint Commission International (JCI), duke e integruar këtë objektiv në projektim, organizimin e proceseve dhe standardet e kujdesit që në fazat e para të zhvillimit.

CEO i Prishtina Hospital, Armend Vokshi, tha se projekti buron nga nevoja që më shumë shërbime shëndetësore të mund të ofrohen në Kosovë, duke theksuar se qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 200 milionë euro në vit për trajtime jashtë vendit, ndërsa diaspora kosovare në Evropën Perëndimore numëron mbi 900 mijë njerëz.

“Synimi ynë është i qartë: që Prishtina Hospital të bëhet një nga arsyet pse pacienti zgjedh të trajtohet në Kosovë”, tha Vokshi.

Në themel të konceptit të Prishtina Hospital është bashkimi i eksperiencës së Advanced Dental Center dhe Ozone Group. Fisnik Mekaj ka theksuar se projekti është paraprirë nga rreth dy vite studimi të fizibilitetit dhe standardizimit, ndërsa përvoja e dy klinikave synon të bashkohet në një institucion më të madh shëndetësor.

Valmira Xani-Mulaj, nga Ozone Group, e vendosi theksin te potenciali i Kosovës për të tërhequr pacientë ndërkombëtarë, duke argumentuar se profesionalizmi, cilësia dhe përvoja e pacientit mund ta pozicionojnë vendin edhe si destinacion shëndetësor

Partneriteti me Prishtina Mall i jep projektit edhe një dimension rajonal. CEO i Prishtina Mall, Álvaro Costa, tha se lokacioni, qasja dhe infrastruktura e destinacionit krijojnë kushte që Prishtina Hospital t’u shërbejë jo vetëm pacientëve nga Kosova, por potencialisht edhe atyre nga rajoni.

“Ne e kemi parë gjithmonë Prishtina Mall si destinacion rajonal dhe besojmë se Prishtina Hospital e ka të njëjtin potencial”, tha Costa.

Kryetari i Bordit të Prishtina Mall, Mustafë Borovci, theksoi dimensionin ekonomik të projektit, duke vlerësuar se investime të këtij lloji mund të krijojnë vende të reja pune, të nxisin bashkëpunime dhe të rrisin besimin për investime të reja në Kosovë.

Sipas tij, zhvillimi i shërbimeve shëndetësore me standarde konkurruese krijon gjithashtu potencial që Kosova në të ardhmen të tërheqë pacientë edhe nga rajoni.

Prishtina Hospital synon të ndërtojë një model ku teknologjia moderne të shoqërohet me protokolle, standarde dhe organizim të kujdesit, duke krijuar kushte profesionale si për pacientët ashtu edhe për personelin mjekësor.

Ceremonia e 12 tetorit shënon prezantimin e parë publik të Prishtina Hospital dhe fillimin e një faze të re të realizimit të projektit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 10 mijë euro

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 10 mijë euro

“Më tha që është i ndarë”, gazetari: Këto gra kanë folur për miqësinë me gruan e Hilës (VIDEO)

“Më tha që është i ndarë”, gazetari: Këto gra kanë folur për miqësinë me gruan e Hilës (VIDEO)

“Nëse dikush guxon të na sulmojë, do të luftojmë”, paralajmëron komandanti i NATO-s

“Nëse dikush guxon të na sulmojë, do të luftojmë”, paralajmëron komandanti i NATO-s