Tmerron Geci i Guxo-s, e tejkalon edhe Gjykatën Speciale duke e quajtur Thaçin “vrasës të Allaqit dhe 244 atdhetarëve”

Deputeti i Vetëvendosje (në kuadër të Guxo-s), Fatos Geci, ka tmerruar me një shkrim duke i tejkaluar edhe kualifikimet e vetë Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Sponsor 3M Express

Ai shkroi se Thaçi “ka vrarë” ish-veprimtarin Behajdin Allaqin dhe “244 atdhetarë të tjerë.”

Gjykata Speciale i ka dënuar në shkallë të parë për “përgjegjësi komanduese” dhe si “ndërmarrje e përbashkët kriminale,” udhëheqësit e organeve drejtuese të UÇK-së, çka Geci e merr krejt të mirëqenë.

Geci e nisi shkrimin me sulm ndaj gazetarit Fidan Jupolli teksa u lëshua në kualifikime të vendimit të Gjykatës Speciale si të vërteta.

Fatos Geci ishte dënuar, së paku publikisht, nga Glauk Konjufca, i dyti i Vetëvendosjes, i cili e ngarkonte për “padituri” Fatos Gecin, që dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë ka implikime mbarëkombëtare dhe të luftës çlirimtare në përgjithësi.

Kjo pasi Geci, në një debat parlamentar, kishte kërkuar dhe uruar “për burgim të përjetshëm” ndaj Hashim Thaçit, duke e vendosur në paralel me vrasësin e gruas së vet, Naim Murselin, çka kishte shkaktuar debat të madh në vend për përshtatshmërinë e tij në të qënit deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tmerron Geci i Guxo-s, e tejkalon edhe Gjykatën Speciale duke e quajtur Thaçin “vrasës të Allaqit dhe 244 atdhetarëve” appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nuk u mbijetoi plagëve, vdes shqiptari 50-vjeçar pas aksidentit në Greqi

Nuk u mbijetoi plagëve, vdes shqiptari 50-vjeçar pas aksidentit në Greqi

Evropa në krah të Zelenskyt pas vendimit të Trumpit

Evropa në krah të Zelenskyt pas vendimit të Trumpit

Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar

Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar