Një postim i moderatorit Ledion Liço në Instagram ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve, duke shtuar dyshimet se përgatitjet për sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania” mund të kenë nisur.

Liço ka publikuar një fotografi të shoqëruar me mbishkrimin: “Thonë që ju ka marrë malli…”, një mesazh që nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku.
Menjëherë pas publikimit, ndjekësit kanë vërshuar në komente, duke shprehur padurimin për ta parë sërish moderatorin në ekran. Një pjesë e tyre e kanë interpretuar këtë postim si një sinjal të mundshëm për rikthimin e formatit të njohur televiziv.
Megjithatë, moderatori nuk ka zbuluar ende se çfarë fshihet pas këtij mesazhi, duke e lënë publikun të hamendësojë nëse bëhet fjalë për një paralajmërim të sezonit të ardhshëm të BBVA-së apo për diçka tjetër.
Mbetet të shihet nëse ky është sinjali i parë për rikthimin e “Big Brother VIP Albania”, një prej formateve që vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe nga publiku. /Telegrafi/




