Theresa May e revoltuar nga planet për rikthimin në BE: Britanikët e kanë dhënë fjalën!

Theresa May e revoltuar nga planet për rikthimin në BE: Britanikët e kanë dhënë fjalën!

Theresa May e revoltuar nga planet për rikthimin në BE: Britanikët e kanë dhënë fjalën!

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May ka kritikuar planet për afrimin e mëtejshëm të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian, duke deklaruar se Brexit është çështje e përfunduar.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për BBC-në, May tha se është e habitur që kryeministri mund të jetë duke shqyrtuar mundësinë e rikthimit në BE.

Ajo i bëri thirrje Andy Burnhamit që të mos e rihapë debatin për Brexit-in, por të përqendrohet te sfidat aktuale të vendit.

“Brexit ka përfunduar. Thjesht pranojeni dhe ecni përpara”, deklaroi May, e cila ishte kryeministre nga viti 2016 deri më 2019 dhe udhëhoqi negociatat për largimin e Britanisë nga BE-ja, transmeton Klankosova.tv.

Ajo paralajmëroi gjithashtu kundër mbajtjes së një referendumi të ri, duke thënë se një gjë e tillë do të nënkuptonte se votuesve po u thuhet se kanë gabuar në zgjedhjen e tyre të mëparshme.

Ndërkohë, ish-kryeministri Tony Blair ka deklaruar se Britania duhet ta shqyrtojë rikthimin në BE vetëm nëse blloku reformohet dhe krijon më shumë hapësirë për inovacionin teknologjik.

Ai e cilësoi Brexit-in si një gabim të madh.

Deklaratat vijnë pasi Andy Burnham arriti një marrëveshje me BE-në në Bruksel për eksportet britanike të ushqimit, tregtimin e emetimeve dhe një skemë për përvojën e të rinjve, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Çfarë po ndodh mes Sharrit dhe Anjezës? Raporti i tyre shkakton debate në Big Brother

Çfarë po ndodh mes Sharrit dhe Anjezës? Raporti i tyre shkakton debate në Big Brother

Rreth 300 raste me fruth në Kosovë, mjekët apelojnë për vaksinim

Rreth 300 raste me fruth në Kosovë, mjekët apelojnë për vaksinim

“Ta pranojmë realitetin”, Pochettino flet për mundësinë që Man Unitedi të luftojë për mbijetesë

“Ta pranojmë realitetin”, Pochettino flet për mundësinë që Man Unitedi të luftojë për mbijetesë