The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut

Plani i Bordit të Paqes së presidentit amerikan Donald Trumpit për vendosjen e një force ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, sipas gazetës britanike The Guardian, po has në telashe.

Sponsor 3M Express

Sipas The Guardian Izraeli nuk po lejon nisjen e ndërtimit të një baze ushtarake ku do të qëndronin trupat ndërkombëtare, përfshirë ushtarë nga Kosova dhe Maroku.

Sipas raportimit të gazetës britanike The Guardian, baza e planifikuar do të shërbente për vendosjen e përkohshme të 150 ushtarëve ndërkombëtarë, si pjesë e një force më të gjerë prej 500 trupash nga Maroku dhe Kosova, të cilët tashmë janë dërguar në kuadër të këtij angazhimi.

Kontrata për ndërtimin e bazës iu dha në gusht kompanisë amerikane Arkel International, me seli në Luiziana. Megjithatë, dy muaj më vonë, punimet ende nuk kanë nisur, pasi Izraeli nuk po lejon hyrjen e kontraktuesve dhe kamionëve në Gaza.

Një person me njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje i ka thënë The Guardian se pa lejen e Izraelit, projekti nuk mund të vazhdojë.

Baza e përkohshme parashihet të ndërtohet në një hapësirë të fortifikuar prej rreth 100 me 100 metrash, në një lokacion që më parë ishte shfrytëzuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut | Momenti