Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”

Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, në Prishtinë është mbajtur një manifestim solemn, ku ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë shpallur “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”.

Sponsor 3M Express

Gjatë ceremonisë është diskutuar edhe për proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në këtë manifestim, anëtari i Kryesisë së Shoqatës dhe kryetari i Shoqërisë “Lëvizja”, Xhevat Bislimi, ka lexuar një propozim të politologëve Bardhyl Mahmuti dhe Ramadan Avdiu.

Përmes këtij propozimi është kërkuar që të gjithë personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të shpallen të burgosur politikë, ndërsa Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi të marrin edhe titullin “Nderi i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës”.

Propozimi është miratuar unanimisht nga të pranishmit në manifestim.

Në dokumentin e paraqitur, autorët kanë shprehur qëndrimin e tyre kundërshtues ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara, duke i cilësuar ato si politike dhe duke pretenduar se janë mbështetur në prova të sajuara nga shërbimet sekrete serbe.

Vendimi për ndarjen e këtij titulli është marrë më 26 nëntor 2026, në Prishtinë, në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të themelimit të Shoqatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dëmi rreth 200 mijë euro nga vjedhjet në fabrika e depo, pesë persona arrestohen në Fushë Kosovë

Dëmi rreth 200 mijë euro nga vjedhjet në fabrika e depo, pesë persona arrestohen në Fushë Kosovë

Barcelona synon transferimin e këtij mbrojtësi

Barcelona synon transferimin e këtij mbrojtësi

Vdes artisti i njohur shqiptar

Vdes artisti i njohur shqiptar