Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në (VIDEO)

Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në (VIDEO)

Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në (VIDEO)

Në emisionin “Rubkon” në Klan Kosova është diskutuar mbi skenën politike në vend, si dhe për atë se çfarë pushteti dhe çfarë opozite ka Kosova.

Sponsor 3M Express

Gazetarja Ardiana Thaçi, duke komentuar zhvillimet e fundit, ka thënë se te Lëvizja Vetëvendosje ka ekzistuar frika që në rast të zgjedhjeve të reja, do të humbnin votën e rinisë, e cila sipas saj, protestoi pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje ka pas frikë që do ta humbë votën e rinisë. Kjo frymë e cila ka qenë në shesh për 20 ditë, unë mendoj se duhet ta shfrytëzojnë të gjitha partitë politike opozitare, unë e di se është vështirë, por ta shfrytëzojnë situatën në të cilën ndodhet Kosova.”, ka thënë ajo.

Thaçi ka komentuar strukturat partiake në vend, ka thënë se të gjitha subjektet politike duhet t’i japim më shumë zë rinisë.

“Zëri i rinisë të jetë brenda strukturave të partive. Edhe qytetarët edhe votuesit po duan të ndërrojnë diçka nga brenda. Elektorati po dëshiron ndërrim të fytyrave”, ka shtuar ajo. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Senatori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi: Duam përmirësim, por nuk presim përparim të shpejtë

Senatori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi: Duam përmirësim, por nuk presim përparim të shpejtë

Papa Leoni diagnostikohet me kancer në mushkëri, Vatikani njofton se operacioni ka qenë i suksesshëm

Papa Leoni diagnostikohet me kancer në mushkëri, Vatikani njofton se operacioni ka qenë i suksesshëm

Papa Leo diagnostikohet me kancer

Papa Leo diagnostikohet me kancer

Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në (VIDEO) | Momenti