Senatori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi: Duam përmirësim, por nuk presim përparim të shpejtë

Senatori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi: Duam përmirësim, por nuk presim përparim të shpejtë

Senatori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi: Duam përmirësim, por nuk presim përparim të shpejtë

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen dhe senatori Dick Durbin kanë vlerësuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shprehur synimin për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sponsor 3M Express

Dy senatorët kanë folur për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, rifillimin e Dialogut Strategjik, aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, të ardhmen e kampit Bondsteel, raportet me Serbinë dhe Gjykatën Speciale në Hagë.

Senatorja Jeanne Shaheen ka theksuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë partnerë të mirë, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe të ruajtjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shaheen ka vlerësuar se përparimi në këtë proces kërkon përkushtimin e të dyja palëve.

Ajo ka bërë të ditur se ka zhvilluar takime dhe bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me synimin për të nxitur afrimin ndërmjet dy vendeve.

Ndërkaq, senatori Dick Durbin ka thënë për RTK se dëshiron të shohë përmirësim të marrëdhënieve, por ka shprehur rezerva për mundësinë e përparimit të shpejtë në rrethanat aktuale, veçanërisht në prag të zgjedhjeve.

“Duam të shoh përmirësime, por që në këto momente, aq të afërta me zgjedhjet, nuk është se shoh ndonjë potencial të madh”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Senatori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi: Duam përmirësim, por nuk presim përparim të shpejtë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Protesta në Tiranë, pezullohen 5 zyrtarë policorë pas publikimit të një videoje

Protesta në Tiranë, pezullohen 5 zyrtarë policorë pas publikimit të një videoje

Mot kryesisht i vranët të mërkurën në Kosovë, temperaturat deri në 14°C

Mot kryesisht i vranët të mërkurën në Kosovë, temperaturat deri në 14°C

“As në kohën e armikut, s’kanë arritë me na frikësu”, Bajrami flet për sulmet ndaj gazetarëve

“As në kohën e armikut, s’kanë arritë me na frikësu”, Bajrami flet për sulmet ndaj gazetarëve

Senatori amerikan për dialogun Kosovë-Serbi: Duam përmirësim, por nuk presim përparim të shpejtë | Momenti