Ish-kryetarja e Komunës së Tetovës, Tetuta Arifi sot pas mbarimit të seancës gjyqësore, ku ajo është kallëzuar për keqpërdorim të mjeteve publike, tha se nuk ka gabuar askund.

Ajo tha se është e ulur që qytetarët që kanë punuar të tërhiqen nëpër gjykata.
“Është një kallëzim penal nga ana e kryetarit aktual të Komunës së Tetovës. E patë edhe vetë brenda, çdo dëshmitarë tregoj se ka qenë në vendin e punës dhe është shumë e ulur, shumë njerëzore, që qytetarët e këtij qyteti që kanë bërë punë çfarëdo pune, të tërhiqen nëpër gjykata.
Unë kam bërë asnjë gabim me tendencë, kam tentuar që çdoherë të jem ndihmesë e qytetarit tim. Do ta ndiqni procesin dhe besoj se autoritetet gjyqësore do ta kenë autoritetin të vendos ashtu siç duhet, duke respektuar autoritetin e çdo qytetari”, tha Arifi./Telegrafi/





