Tesla prezanton teknologjinë e re për veturat, shoferët tash mund të shohin çfarë planifikon makina

Tesla prezanton teknologjinë e re për veturat, shoferët tash mund të shohin çfarë planifikon makina

Tesla prezanton teknologjinë e re për veturat, shoferët tash mund të shohin çfarë planifikon makina

Kompania amerikane Tesla ka nisur shpërndarjen e versionit të ri të sistemit të saj të asistimit në vozitje, FSD V15, i cili sjell disa ndryshime në mënyrën se si veturat e interpretojnë rrugën dhe marrin vendime gjatë lëvizjes.

Sponsor 3M Express

Një nga risitë kryesore është funksioni “Reality View”, i cili paraqet në ekran një pamje vizuale të rrugës dhe lëvizjeve që sistemi planifikon të kryejë.

Përditësimi synon të përmirësojë identifikimin e shenjave të komunikacionit, kafshëve, pengesave, gropave dhe ujit në rrugë.

Tesla pretendon gjithashtu se versioni i ri ka përmirësuar ndjeshëm trajtimin e situatave që lidhen me sigurinë.

Shpërndarja ka nisur fillimisht për një grup të kufizuar përdoruesish. Megjithatë, sistemi mbetet i asistimit në vozitje dhe kërkon mbikëqyrjen e vazhdueshme të shoferit. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Zelensky konfirmon se Ukraina kreu një sulm me dron ndaj anijes ruse në Libi

Zelensky konfirmon se Ukraina kreu një sulm me dron ndaj anijes ruse në Libi

Puthje e përqafime, Valdeti dhe Valdrina në momente romantike! (VIDEO)

Puthje e përqafime, Valdeti dhe Valdrina në momente romantike! (VIDEO)

Ky është Selami Hasani që u vra sot në Fier, i dënuar për rastin e nipit të “Ben Qimes”

Ky është Selami Hasani që u vra sot në Fier, i dënuar për rastin e nipit të “Ben Qimes”

Tesla prezanton teknologjinë e re për veturat, shoferët tash mund të shohin çfarë planifikon makina | Momenti