“Nuk ka pasë asnjëherë aplikim” – Pacolli flet për dy programet e banimit social dhe Prishtinën

“Nuk ka pasë asnjëherë aplikim” – Pacolli flet për dy programet e banimit social dhe Prishtinën

“Nuk ka pasë asnjëherë aplikim” – Pacolli flet për dy programet e banimit social dhe Prishtinën

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka deklaruar se Komuna e Prishtinës nuk ka aplikuar në asnjërin prej dy programeve të banimit që Ministria po zhvillon në bashkëpunim me komunat.

Sponsor 3M Express

Sipas saj, disa banorë të kryeqytetit që jetojnë në kushte të vështira i janë drejtuar drejtpërdrejt Ministrisë për ndihmë.

“Në të dyja rastet, nuk ka pasë asnjëherë aplikim prej Komunës së Prishtinës”, tha Pacolli-Dalipi në “Përballje Podcast” në Telegrafi, e pyetur për bashkëpunimin me kryeqytetin në fushën e banimit social.

Ministrja shpjegoi se programi për Banim të Përballueshëm dhe Social parasheh ndërtimin e blloqeve të banimit. Ndër përfituesit e synuar, sipas saj, janë çiftet e reja dhe punonjësit e sektorit publik. Ajo tha se qasja në banim më të përballueshëm mund të ndihmojë edhe në mbajtjen e punonjësve të kualifikuar në institucionet publike.

– YouTube www.youtube.com

Sipas Pacolli-Dalipit, punimet në Pejë dhe Istog kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa projekti po vazhdon edhe në Podujevë.

Programi për Banim Social Adekuat, ndërkaq, u drejtohet familjeve me të ardhura të ulëta që kanë nevojë t’i përmirësojnë kushtet e banimit. Pacolli-Dalipi tha se mbështetja përfshin rindërtimin ose rinovimin e banesave ekzistuese dhe se Komuna e Prishtinës mund të kishte aplikuar për t’i ndihmuar familjet që i janë drejtuar Ministrisë.

Komuna e Prishtinës, në një vendim të publikuar më 22 prill 2026, miratoi themelimin e njësisë për zbatimin e projektit të Banimit Social Adekuat. Në vendim, Komuna i referohet një memorandumi të nënshkruar me Ministrinë në dhjetor 2024. Pacolli-Dalipi nuk sqaroi në intervistë se çfarë hapash janë ndërmarrë pas nënshkrimit të memorandumit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Zelensky konfirmon se Ukraina kreu një sulm me dron ndaj anijes ruse në Libi

Zelensky konfirmon se Ukraina kreu një sulm me dron ndaj anijes ruse në Libi

Puthje e përqafime, Valdeti dhe Valdrina në momente romantike! (VIDEO)

Puthje e përqafime, Valdeti dhe Valdrina në momente romantike! (VIDEO)

Ky është Selami Hasani që u vra sot në Fier, i dënuar për rastin e nipit të “Ben Qimes”

Ky është Selami Hasani që u vra sot në Fier, i dënuar për rastin e nipit të “Ben Qimes”