Termokosi fillon sezonin e ri ngrohës

Termokosi fillon sezonin e ri ngrohës

Termokosi fillon sezonin e ri ngrohës

Ndërmarrja Publike “Termokos”, ka filluar gjatë ditës së djeshme të marrë sasitë e para të avullit nga KEK-u për prodhimin e ngrohjes dhe furnizimin me ngrohje në nisje të sezonit ngrohës 2026/2027.

Sponsor 3M Express

Në njoftimin për media nga kjo kompani thuhet se me qëllim të ruajtjes së sigurisë së operimit të pajisjeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit, “furnizimi ka filluar me kapacitet të kufizuar, duke u rritur gradualisht”.

“Procesi i marrjes së avullit, prodhimit të energjisë ngrohëse dhe shpërndarjes në rrjetin e kogjenerimit është realizuar me sukses të plotë”, tha kompania “Termokos”.

Më tej, NP “Termokos” tha se do të vazhdojë të angazhohet dhe do të jetë në gjendje gatishmërie të plotë, që edhe këtë sezon ngrohës të ofrojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ngrohje për gjithë konsumatorët.

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Termokosi fillon sezonin e ri ngrohës | Momenti