Tentoi ta privonte nga jeta gruan dhe vajzën e mitur, Apeli ia rrit dënimin në 10 vjet

Tentoi ta privonte nga jeta gruan dhe vajzën e mitur, Apeli ia rrit dënimin në 10 vjet

Tentoi ta privonte nga jeta gruan dhe vajzën e mitur, Apeli ia rrit dënimin në 10 vjet

Gjykata e Apelit ia ka ashpërsuar dënimin të akuzuarit B.G., nga 7 vjet e 6 muaj në 10 vjet burgim, për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur në Prizren.

Sponsor 3M Express

Apeli ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, duke vlerësuar se dënimi i shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë nuk ishte në përputhje me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe pasojat e shkaktuara, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata Themelore në Prizren, me aktgjykimin e 30 qershorit 2025, e kishte shpallur fajtor B.G. dhe e kishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim.

Pas shqyrtimit të ankesës, Apeli ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë e kishte vërtetuar drejt dhe plotësisht gjendjen faktike të rastit, por nuk u kishte dhënë peshën e duhur rrethanave gjatë përcaktimit të lartësisë së dënimit.

Në vendimin e ri, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Lexo edhe

Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë

Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë

SIGURIA e grave dhe vajzave? Ja sa e dënoi Apeli burrin që tentoi ta vriste bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur

SIGURIA e grave dhe vajzave? Ja sa e dënoi Apeli burrin që tentoi ta vriste bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur

Akademi përkujtimore 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit, kërkohet drejtësi

Akademi përkujtimore 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit, kërkohet drejtësi