Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Mitrovicë, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Përmes një njoftimi, Inspektorati bëri të ditur se punimet do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
“Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Mitrovicë, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.
Siguria e punëtorëve nuk është çështje kompromisi!”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.





