Papa Leo shfaqet për herë të parë pas operacionit për kancer, falënderon besimtarët për lutjet

Papa Leo shfaqet për herë të parë pas operacionit për kancer, falënderon besimtarët për lutjet

Papa Leo shfaqet për herë të parë pas operacionit për kancer, falënderon besimtarët për lutjet

Papa Leo është shfaqur të dielën para besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në paraqitjen e tij të parë publike që nga operacioni për kancer në mushkëri, të cilit iu nënshtrua pesë ditë më parë.

71-vjeçari u shfaq në dritaren e Pallatit Apostolik, duke buzëqeshur dhe duke iu drejtuar pelegrinëve me një zë të qartë e të vendosur.

Sponsor 3M Express

Të martën, Papa iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë, pas së cilës shëndeti i tij u bë temë diskutimi lidhur me ndikimin që mund të ketë në ushtrimin e detyrave të tij si udhëheqës i Kishës Katolike.

Gjatë paraqitjes së së dielës, ai falënderoi njerëzit në mbarë botën për lutjet dhe mbështetjen, duke bërë të ditur se do t’i rifillojë gradualisht aktivitetet e tij.

“Pasi e kam kapërcyer këtë fazë delikate, tani do t’i rifilloj gradualisht aktivitetet e mia, gjithmonë me ndihmën e Zotit dhe lutjet tuaja”, tha Papa Leo.

Ai gjithashtu u bëri thirrje pelegrinëve që të lënë mënjanë ambiciet egoiste dhe t’i shërbejnë Zotit pa kompromis.

Papa Leo udhëheq Kishën Katolike, e cila ka rreth 1.4 miliardë anëtarë në mbarë botën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Papa Leo shfaqet për herë të parë pas operacionit për kancer, falënderon besimtarët për lutjet appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mbi 466 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza, 157 prej tyre fëmijë

Mbi 466 palestinezë kanë vdekur nga uria në Gaza, 157 prej tyre fëmijë

“Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

“Panairi i Gështenjës” bashkon fermerët dhe prodhuesit vendorë në Deçan

Ideologu rus i afërt me Putinin mbështet protestat në Shqipëri: Shqiptarët po zgjohen

Ideologu rus i afërt me Putinin mbështet protestat në Shqipëri: Shqiptarët po zgjohen

Papa Leo shfaqet për herë të parë pas operacionit për kancer, falënderon besimtarët për lutjet | Momenti