Dje ka rinisur sezoni në Superligën e Kosovës pas pauzës dyjavore për ndeshjet ndërkombëtare.

Java e tetë nisi me dy ndeshje, ku Ballkani mposhti Llapin me rezultat 0-1, ndërsa Malisheva fitoi ndaj kampionit të Kosovës, Dritës, me të njëjtin rezultat.
Ndeshjet e kësaj jave vazhdojnë edhe sot, me Vushtrrinë që pret Gjilanin, ndërsa Drenica përballet me Feronikelin ’74 në derbin e Drenicës.
Përballja Vushtrria – Gjilani zhvillohet nga ora 14:00, ndërsa Drenica – Feronikeli ’74 nis në orën 18:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje: Vushtrria përballet me Gjilanin, Drenica me Feronikelin ’74 appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




