Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone të tjera, pasi klubi anglez ka aktivizuar një klauzolë të kontratës së tij, e cila nuk ishte bërë publike në momentin e transferimit nga Bayer Leverkuseni.

Sipas mediumit The Echo, që është i afërt me klubin anglez, drejtuesit e Sunderlandit e kanë aktivizuar opsionin për zgjatjen e kontratës së mesfushorit në fund të sezonit të kaluar, duke e shtyrë marrëveshjen deri në verën e vitit 2029.
Ky detaj merr rëndësi të veçantë për shkak të interesimit të Chelseat për shërbimet e kapitenit të Sunderlandit gjatë verës së kaluar.
Sipas raportimit, në atë periudhë Xhaka kishte ende tri vjet kontratë me klubin anglez. Madje, Chelsea thuhet se kishte arritur marrëveshje në parim me futbollistin për kushtet personale, por Sunderland nuk ishte i gatshëm ta lironte kapitenin e tij.
The Echo raporton se Sunderland kishte refuzuar disa oferta prej rreth tetë milionë funtesh për mesfushorin, i cili fillimisht ishte i interesuar për një rikthim në Londër.
Ndërkohë, Xhaka aktualisht është në fazën e rikuperimit nga lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Chelseat, në fillim të këtij muaji.
Paraqitja e tij e 50-të me fanellën e Sunderlandit përfundoi pas vetëm katër minutash, pasi mesfushori u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





