Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Stier: Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të Millosheviqit

Eurodeputeti kroat, Davor Ivo Stier, ka deklaruar se Kosova, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina ishin viktima të agresionit të regjimit të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për Euronews Albania, Stier u pyet për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ai theksoi se ky proces nuk e ndryshon faktin historik se vendet e rajonit ishin viktima të agresionit të nisur nga Serbia gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, transmeton Klankosova.tv

“Ky është një fakt historik që nuk duhet të dobësohet nga asnjë politikë. Kroacia, Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe, në njëfarë mënyre, edhe Sllovenia, ishin viktima të një agresioni që u nis nga Serbia dhe presidenti i saj. Ky është një fakt që nuk duhet anashkaluar”, deklaroi Stier.

Eurodeputeti kroat kritikoi gjithashtu mënyrën se si autoritetet serbe e paraqesin ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimet e vitit 1999, duke theksuar se ato shpesh anashkalojnë ngjarjet që paraprinë ndërhyrjen ushtarake.

“Kur i dëgjoj autoritetet serbe duke folur, duket se ato kujtojnë vetëm ndërhyrjen e NATO-s dhe bombardimet, por sillen sikur para bombardimeve të mos kishte ndodhur asgjë”, u shpreh ai.

Stier nënvizoi se ndërhyrja e NATO-s kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë.

“Pati një arsye pse NATO ndërhyri dhe pse u kryen bombardimet: për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. Kjo ishte edhe lufta e fundit e nisur nga Millosheviqi. Këto janë fakte historike që nuk duhet të neglizhohen”, tha eurodeputeti kroat.

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit