Stambolli është përballur me reshje të dendura të shiut gjatë së mërkurës, me ç’rast janë shkaktuar vërshime të mëdha në shumë pjesë.

Si pasojë e situatës së rënduar është ndërprerë edhe transporti dhe janë bllokuar automjetet.
Gjithashtu, sipas mediave në Turqi, nënkalime dhe tunele janë mbushur me ujë, derisa ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe pemë të rrëzuara në disa zona.
Pas përmbytjeve që pothuajse kanë përshkruar qytetin, Zyra e Guvernatorit ka njoftuar se të enjten do të ketë pezullim njëditor të mësimit.
Ndërkohë, në një incident në lagjen Fatih të Stambollit, një djalë 14-vjeçar është godit nga rryma elektrike pasi ka shkelur në pellgun e një parku.
Fëmija, i cili ishte pa ndjenja, është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve.




