Spitali i Pejës thotë se 43-vjeçarja mbërriti pa shenja jete

Spitali i Pejës thotë se 43-vjeçarja mbërriti pa shenja jete

Spitali i Pejës thotë se 43-vjeçarja mbërriti pa shenja jete

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka reaguar lidhur me vdekjen e 43-vjeçares , Albona Morina, e cila ndërroi jetë të premten, pasi ishte dërguar për trajtim në këtë institucion shëndetësor.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi, Spitali ka bërë të ditur se pacientja është sjellë në Emergjencë pa shenja jete, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor dhe reanimimit të ndërmarrë, nuk është arritur të rikthehen shenjat vitale.

“Dje, rreth orës 14:20, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një paciente e moshës 43 vjeçare pa shenja jete. Përkundër përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe reanimimit të ndërmarrë, fatkeqësisht nuk është arritur rikthimi i shenjave vitale. Për rastin janë njoftuar organet kompetente, të cilat merren me procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Sinjali ka raportuar më herët se 43-vjeçarja, e cila dyshohet se kishte probleme shëndetësore të lidhura me një infeksion në hundë, fillimisht kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.

Pas kontrollit, ajo ishte transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Pejës, por sipas informacioneve të Sinjalit, transportimi ishte bërë pa sirena.

Ndërkaq, QKMF-ja në Klinë ka deklaruar se 43-vjeçarja kishte pësuar reaksion alergjik menjëherë pas fillimit të infuzionit, se gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe se gjatë pjesës më të madhe të rrugës drejt Pejës i ishte bërë reanimim kardiopulmonar. Pavarësisht trajtimit dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo kishte ndërruar jetë.

Prokuroria ka autorizuar Policinë për sigurimin e dosjes së trajtimit mjekësor të pacientes, ndërsa stafi mjekësor është intervistuar. Trupi i pajetë i 43-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti në Dublin i kërkon BE-së hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës

Kurti në Dublin i kërkon BE-së hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës

Berisha: Raporti i BE ishte më kritiku në histori, me Ramën nuk ka perspektivë

Berisha: Raporti i BE ishte më kritiku në histori, me Ramën nuk ka perspektivë

Berisha: EU report was most critical in history, with Rama without prospects

Berisha: EU report was most critical in history, with Rama without prospects