SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, ka pritur në takim kryeprokurorin në detyrë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të SPAK-ut, në këtë takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në koordinimin e veprimeve, shkëmbimin e informacionit dhe intensifikimin e komunikimit ndërmjet strukturave përkatëse.

Gjatë bisedës është vënë në pah rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar, i cili në shumë raste i tejkalon kufijtë shtetërorë.

SPAK-u ka theksuar se bashkërendimi i veprimeve dhe partneriteti ndërmjet institucioneve të drejtësisë mbeten thelbësore për të përballuar me efikasitet këtë fenomen.

Takimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të SPAK-ut në rrjetet sociale.

Lexo edhe

“Ku janë çerdhet, se deri më tani nuk i kemi parë?” – Bajrami sfidon Qeverinë pas publikimit të raportit të Kurtit

“Ku janë çerdhet, se deri më tani nuk i kemi parë?” – Bajrami sfidon Qeverinë pas publikimit të raportit të Kurtit

Eskalon debati në Kuvendin Komunal të Mitrovicës

Eskalon debati në Kuvendin Komunal të Mitrovicës

Birra pa alkool po rrit tregun zviceran, shitjet shënojnë rritje prej 15%

Birra pa alkool po rrit tregun zviceran, shitjet shënojnë rritje prej 15%