“Ku janë çerdhet, se deri më tani nuk i kemi parë?” – Bajrami sfidon Qeverinë pas publikimit të raportit të Kurtit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të raportit të Qeverisë Kurti për të arriturat e saj, duke kërkuar transparencë lidhur me investimet në çerdhe.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka sfiduar Qeverinë që të publikojë listën e 74 çerdheve, në të cilat, sipas saj, ekzekutivi pretendon se janë investuar 42 milionë euro.

“E sfidoj Qeverinë me bë publike listën e 74 çerdheve ku qenkan ‘investu’ 42 milionë euro”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka ngritur pikëpyetje për realizimin e këtyre investimeve, duke kërkuar të bëhet publike vendndodhja e çerdheve.

“Ku janë çerdhet se deri më tani nuk i kemi pa. Për 42 milionë euro s’po dyshoj që nuk i keni shpenzu”, ka deklaruar Bajrami.

Reagimi i saj vjen pas publikimit të raportit në të cilin Qeveria Kurti ka prezantuar të arriturat gjatë mandatit të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, paralajmëron kancelari gjerman Merz

“Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, paralajmëron kancelari gjerman Merz

Alpinisti gjerman përballet me erëra të forta teksa kalonte një urë të varur në Kili

Alpinisti gjerman përballet me erëra të forta teksa kalonte një urë të varur në Kili

Dy shqiptarë arrestohen nën dyshimin se tentuan të grabisin rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate

Dy shqiptarë arrestohen nën dyshimin se tentuan të grabisin rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate