Sot vazhdon seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.

Sponsor 3M Express

Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 shkurt ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Por Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu rastin në rigjykim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke që ndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

Me këtë, i akuzuari Endrit Nika ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal. 

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Tragjedi në Hajvali, 67-vjeçari paralajmëroi se do t’i jepte fund jetës – ndërroi jetë në QKUK

Tragjedi në Hajvali, 67-vjeçari paralajmëroi se do t’i jepte fund jetës – ndërroi jetë në QKUK

Tragjedi në Vushtrri, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

Tragjedi në Vushtrri, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

Vdes në spital i dyshuari për vrasjen e gjashtë personave në Krakov të Polonisë

Vdes në spital i dyshuari për vrasjen e gjashtë personave në Krakov të Polonisë

Sot vazhdon seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray | Momenti