Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte

Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte

Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte

Sot, në Kuvendin e Kosovës, do të mbahen disa mbledhje të komisioneve parlamentare, në të cilat do të shqyrtohen projektligje, raporte financiare dhe çështje të tjera në kuadër të fushëveprimit të tyre.

Sponsor 3M Express

Komisioni për Integrim Evropian do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Mbledhja do të mbahet në orën 09:30.

Në orën 10:00, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të shpallë konkursin për Avokatin e Popullit.

Po në të njëjtën orë, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të formojë grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Po ashtu, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin financiar të RTK-së për periudhën janar–qershor 2026, si dhe programin e shpenzimeve të transmetuesit publik për periudhën korrik–dhjetor 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Miratohet Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Qeveria themelon grupin punues për strategjinë e apelit në Hagë, kryesohet nga Konjufca

Qeveria themelon grupin punues për strategjinë e apelit në Hagë, kryesohet nga Konjufca

Qeveria themelon Grupin Punues për Apelin e çlirimtarëve

Qeveria themelon Grupin Punues për Apelin e çlirimtarëve

Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte | Momenti