Zubin Potok: Në dy shtëpi të pabanuara konfiskohen armë, mbi 2 mijë fishekë dhe 8 granata dore

Zubin Potok: Në dy shtëpi të pabanuara konfiskohen armë, mbi 2 mijë fishekë dhe 8 granata dore

Zubin Potok: Në dy shtëpi të pabanuara konfiskohen armë, mbi 2 mijë fishekë dhe 8 granata dore

Policia e Kosovës ka konfiskuar armë zjarri, mijëra fishekë dhe granata dore në dy raste të ndara në territorin e Zubin Potokut.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit policor, rastet janë regjistruar më 13 tetor në orën 08:25, në fshatin Paruc dhe në fshatin Ranqiqe, transmeton Klankosova.tv.

Në rastin e parë, në një shtëpi të pabanuar në Paruc, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një tytë të pushkës së gjuetisë, 141 fishekë të armës së gjatë, 21 fishekë të armës së gjatë me krehër, dy fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë.

Po ashtu, janë gjetur pajisje për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, katër kuti me barot, sfera, kapsolla dhe tamponë për fishekë, një maskë gazi ushtarake, një bajonetë ushtarake dhe katër granata dore.

Ndërkaq, në rastin e dytë, në një shtëpi të pabanuar në fshatin Ranqiqe, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, 2.056 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe katër granata dore.

Në të dyja rastet, lidhur me gjetjen dhe konfiskimin e armëve dhe municionit, është njoftuar prokurori.

Lexo edhe

LEX | Dështon gjykimi për 25 mijë euro ndaj avokates Shemsije Sheholli dhe përmbaruesit Isak Islami – Mungon anëtari i trupit gjykues

LEX | Dështon gjykimi për 25 mijë euro ndaj avokates Shemsije Sheholli dhe përmbaruesit Isak Islami – Mungon anëtari i trupit gjykues

Fotografitë fituese të “Wildlife Photographer of the Year 2026”

Fotografitë fituese të “Wildlife Photographer of the Year 2026”

Sulmet ruse vrasin tre persona në Kiev teksa 600 mijë njerëz mbesin pa energji elektrike

Sulmet ruse vrasin tre persona në Kiev teksa 600 mijë njerëz mbesin pa energji elektrike

Zubin Potok: Në dy shtëpi të pabanuara konfiskohen armë, mbi 2 mijë fishekë dhe 8 granata dore | Momenti