Sllaveski: Nuk e di se kush e zotëron “Alta Banka-n” dhe nuk më intereson

Sllaveski: Nuk e di se kush e zotëron “Alta Banka-n” dhe nuk më intereson

Sllaveski: Nuk e di se kush e zotëron “Alta Banka-n” dhe nuk më intereson

Alta Banka – Beograd është aksionare, është institucioni të cilit i kemi dhënë leje për hyrje, kështu u përgjigj Guvernatori i Bankës Popullore të RMV-së, Trajko Sllaveski, në intervistën e sontme në “Top Tema”, kur u pyet se kush është aksionar në “Alta Banka” Manastir.

Sponsor 3M Express

“Nuk e di se kush e zotëron Alta Bankën, sepse nuk e di se cila është përqindja e pronësisë dhe kjo nuk më intereson”, shtoi Sllaveski.

Sllaveski, duke shmangur të tregonte pronarin e saj Davor Macura, tha se ai kishte një reputacion para autoriteteve austriake.

“Nëse këmbëngulni që unë ta shqiptoj emrin e tij, Macura kishte një reputacion se rregullatorët austriakë e lejuan të blinte aksione në një bankë austriake dhe t’i mbante ato deri më sot, domethënë deri një muaj më parë kur ia shiti ato Raiffeisen. Unë nuk jam avokati i askujt”, theksoi guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

Ai tha se Limiti prej 10.000 denarësh për tërheqje parash nga “Alta Banka Manastir” është javor.

“Limiti prej 10.000 denarësh për tërheqje parash nga “Alta Banka Manastir” është javor, java që përfundoi dje, nëse dikush e ka shfrytëzuar të drejtën për të tërhequr 30.000 denarë kur ka mundur, në nëntor do të ketë pesë mundësi, pra për pesë javë nga 10.000 denarë secili, pra 50.000 denarë”, tha Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski./Telegrafi/

Lexo edhe

Miliardat në garën për Kongresin amerikan, Musk ndër donatorët kryesorë

Miliardat në garën për Kongresin amerikan, Musk ndër donatorët kryesorë

Publiku vendosi, Anjeza në nominim të përhershëm (VIDEO)

Publiku vendosi, Anjeza në nominim të përhershëm (VIDEO)

Telashe për Minnesotën në fillim të sezonit, skuadra humb yllin e saj

Telashe për Minnesotën në fillim të sezonit, skuadra humb yllin e saj

Sllaveski: Nuk e di se kush e zotëron “Alta Banka-n” dhe nuk më intereson | Momenti