Monumenti “PRESHEVA” merr pamje festive për festat e Nëntorit, portretet e figurave kombëtare zbukurojnë shkronjat

Në prag të festave të Nëntorit, monumenti simbolik “PRESHEVA” në Luginën e Preshevës është zbukuruar me një pamje të re, kushtuar historisë dhe figurave të shquara të kombit shqiptar.

Sponsor 3M Express

Nën moton “NëntorLugine”, monumenti është pajisur me portretet e personaliteteve që kanë dhënë kontribut në historinë dhe çështjen kombëtare shqiptare, duke e kthyer atë në një simbol të kujtesës historike dhe identitetit kombëtar.

Secila shkronjë e emrit “PRESHEVA” përfaqëson një figurë të njohur të historisë shqiptare. Në shkronjën P është vendosur portreti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në R ai i Abdyl Frashërit, ndërsa në E portreti i Ismail Qemalit.

Shkronja S përfaqëson Idriz Seferin, H-në e përfaqëson Hasan Prishtina, ndërsa shkronja e dytë E mban portretin e Parashqevi Qiriazit. Në shkronjën A është vendosur portreti i Ibrahim Kelmendit.

Një element tjetër i veçantë është zemra e kuqe, e vendosur në hapësirën e shkronjës V, e cila mban shqiponjën dykrenare dhe mbishkrimin “Nëntor Lugine”.

Përmes këtij koncepti simbolik, Presheva sjell në vëmendje figurat që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare, duke përcjellë mesazhin e ruajtjes së kujtesës kombëtare dhe trashëgimisë historike.

Monumenti pritet të jetë një nga pikat simbolike të atmosferës festive në Luginën e Preshevës në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe përvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe 29 Nëntorit./Telegrafi.

Lexo edhe

Frizerët rekomandojnë këtë prerje flokësh për gratë që nuk duan të kalojnë gjysmë ore para pasqyrës

Frizerët rekomandojnë këtë prerje flokësh për gratë që nuk duan të kalojnë gjysmë ore para pasqyrës

Opinionistët komentojnë risinë e kartave në BBVK5 (VIDEO)

Opinionistët komentojnë risinë e kartave në BBVK5 (VIDEO)

Kuzhina ju duket e zakonshme? Vetëm një ndryshim te karriget mund ta bëjë të duket shumë më luksoze

Kuzhina ju duket e zakonshme? Vetëm një ndryshim te karriget mund ta bëjë të duket shumë më luksoze

Monumenti “PRESHEVA” merr pamje festive për festat e Nëntorit, portretet e figurave kombëtare zbukurojnë shkronjat | Momenti