Si ta zbuloni se cili është orari ideal i gjumit?

Si ta zbuloni se cili është orari ideal i gjumit?

Si ta zbuloni se cili është orari ideal i gjumit?

Koha kur shkoni në shtrat mund të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit dhe pushimin gjatë natës. Megjithatë, sipas një eksperteje të gjumit, nuk ekziston një orar universal që vlen për të gjithë.

Sponsor 3M Express

Dr. Daniella Marchetti, psikologe dhe eksperte e gjumit, shpjegon se koha ideale për të fjetur varet nga ritmi biologjik i secilit person, ora kur zgjohet dhe niveli i përgjumjes.

Ajo rekomandon që njerëzit t’i kushtojnë vëmendje shenjave të përgjumjes së vërtetë, në vend që të llogarisin automatikisht tetë orë nga momenti kur duhet të zgjohen, shkruan RealSimple, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj, lodhja dhe përgjumja nuk janë e njëjta gjë. Lodhja është ndjesia se trupi ka nevojë për pushim, ndërsa përgjumja shfaqet kur sytë fillojnë të mbyllen, koka rëndohet dhe përqendrimi bie.

Ekspertja këshillon që përgatitjet për gjumë të fillojnë rreth tri orë para kohës së planifikuar për të fjetur. Gjatë kësaj periudhe rekomandohet të fiken dritat, të shmangen ushtrimet intensive dhe të kufizohet përdorimi i telefonit dhe pajisjeve elektronike.

Ajo thekson se melatonina, hormoni që ndihmon në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim, lidhet me ndryshimet e dritës dhe errësirës.

Sipas Marchettit, të shkosh në shtrat kur ndihesh vërtet i përgjumur mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit, në zgjatjen e tij dhe në zvogëlimin e zgjimeve gjatë natës.

Në të kundërtën, shkuarja në shtrat shumë herët ose pasi të ketë kaluar momenti i përgjumjes mund të bëjë që të kaloni më shumë kohë zgjuar në shtrat dhe të keni gjumë të ndërprerë.

Lexo edhe

U gjet në varrezën masive në Kalludër, Adem Ademi rivarroset më 28 nëntor në Mitrovicë

U gjet në varrezën masive në Kalludër, Adem Ademi rivarroset më 28 nëntor në Mitrovicë

Mungesë e sigurisë për punëtorët, Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë

Mungesë e sigurisë për punëtorët, Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Pejë

​Kreu i Parlamentit të Serbisë i ndal mikrofonin Vuçiqit, ky i fundit braktis i irrituar sallën

​Kreu i Parlamentit të Serbisë i ndal mikrofonin Vuçiqit, ky i fundit braktis i irrituar sallën