Shqipëria miraton reformën territoriale me 85 vota për

Shqipëria miraton reformën territoriale me 85 vota për

Shqipëria miraton reformën territoriale me 85 vota për

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, duke i hapur rrugë hartës së re që redukton numrin e bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. 

Sponsor 3M Express

Për miratimin e reformës kërkoheshin pikërisht 84 vota. Drafti i Partisë Socialiste parashikon shkrirjen e 15 bashkive me njësi të tjera vendore.

Votimi u zhvillua pas një seance maratonë, të shoqëruar gjatë gjithë ditës me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale. Në momentin e votimit, deputetët e PD-së tentuan të bllokonin procesin, duke kërkuar nga drejtuesi i seancës që votimi të mos zhvillohej. 

Pro projektligjit të kundërshtuar fort nga opozita votoi edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili kishte kundërshtuar publikisht hartën e re territoriale në disa fjalime të tij.

Pas përfundimit të seancës, ai tha se vijonte të ishte kundër reformës dhe se do ta shpjegonte votën e tij ditën e premte, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

Debatet për reformën territoriale dhe projektligjet e tjera zgjatën rreth 14 orë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk mori pjesë në debat, por ishte i pranishëm në momentin e votimit të projektligjit.

Në momentin që nisi procesi i votimit, deputetë të tjerë të opozitës hodhën shishe uji dhe sende të forta në drejtim të kreut të qeverisë.

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Shqipëria miraton reformën territoriale me 85 vota për | Momenti