Shqipëria forcon praninë diplomatike në Austri hap konsullatën e parë në Linz

Shqipëria forcon praninë diplomatike në Austri hap konsullatën e parë në Linz

Shqipëria forcon praninë diplomatike në Austri hap konsullatën e parë në Linz

Shqipëria ka zgjeruar praninë e saj diplomatike në Austri me inaugurimin e Konsullatës së Nderit në Linz, kryeqytetin e Landit të Austrisë së Sipërme (Oberösterreich), e para në historinë e këtij rajoni.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, përmes një postimi, ku ka theksuar rëndësinë e hapjes së kësaj përfaqësie për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, shkruan Telefgrafi.

Ceremonia e inaugurimit është mbajtur më 25 nëntor, ndërsa konsullata do të mbulojë një rajon me rëndësi të veçantë ekonomike, industriale dhe kulturore për Austrinë.

Në bashkëpunim me guvernatorin e Austrisë së Sipërme, Thomas Stelzer, ambasadori Velaj ka përzgjedhur si konsull nderi biznesmenin austriak Augustin Perner, pronar i kompanisë PROBIG, e cila operon në fushën e teknologjisë mjedisore në tregjet ndërkombëtare.

Në ceremoninë inauguruese ishin të pranishëm guvernatori Stelzer, dy nënkryetarë të Bashkisë së Linzit, si dhe Ulrike Hartmann, drejtoreshë për Zgjerimin në Ministrinë Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, si e dërguar e ministres së Jashtme, Beate Meinl-Reisinger.

“Hapja e kësaj konsullate shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë diplomatike të Shqipërisë në Austri, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e urave të reja të miqësisë ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar Velaj.

Gjatë ceremonisë, ambasadori shqiptar i dorëzoi Pernerit certifikatën zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, e cila e autorizon në ushtrimin e detyrës së konsullit të nderit.

Në kuadër të këtij aktiviteti, ambasadori Velaj ka nderuar edhe dy personalitete shqiptare që jetojnë në këtë rajon, Mirlinda Male dhe Alban Thaci, të cilët emigruan nga Shqipëria në Austri në vitin 1991.

Përmes punës dhe përkushtimit të tyre ndër vite, ata janë shndërruar në shembuj suksesi dhe krenarie për të dy vendet.

Në emër të Ambasadës së Shqipërisë, atyre u janë ndarë Certifikata dhe Medalja e Mirënjohjes, një koncept vlerësimi i krijuar nga ambasadori Velaj për të nderuar shqiptarët që, me punën, integritetin dhe kontributin e tyre, e bëjnë krenare si Shqipërinë, ashtu edhe Austrinë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Valdeti komenton largimin e Behares: Besoj që ka dalë me probleme me bashkëshortin e vetë

Valdeti komenton largimin e Behares: Besoj që ka dalë me probleme me bashkëshortin e vetë

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

Vrasja te Liqeni i Smillkovës, ndalohet një person

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua me vetëm 30 vjet burgim për vrasjen e Liridona Ademajt

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua me vetëm 30 vjet burgim për vrasjen e Liridona Ademajt