Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos flet për mbylljen e kapitullit të 20-të

Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos flet për mbylljen e kapitullit të 20-të

Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos flet për mbylljen e kapitullit të 20-të

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë të ditur se procesi i zgjerimit të BE-së po shënon hapa të rinj përpara, me përparime në negociatat me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Sponsor 3M Express

Përmes një deklarate në X, Kos njoftoi se Mali i Zi ka mbyllur edhe tre kapituj negociues, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të mbyllet kapitulli i 20-të me Shqipërinë dhe të hapen nga dy grupkapituj negociues me Ukrainën dhe Moldavinë, transmeton Klankosova.tv.

Ajo theksoi se, krahas zgjerimit të Unionit, është e rëndësishme të sigurohet që BE-ja të bëhet më e fortë dhe më efektive me rritjen e numrit të anëtarëve.

Për këtë qëllim, sipas Kos, Komisioni Evropian ka propozuar mekanizma më të fuqishëm mbrojtës për sundimin e ligjit dhe reformat që synojnë funksionimin më efektiv të Unionit.

Kos bëri të ditur gjithashtu se vendet kandidate do të mirëpriten në Qendrën Evropiane për Reziliencën Demokratike. Ajo vlerësoi se shumë prej këtyre vendeve kanë vite që përballen me kërcënime hibride dhe se përvoja e tyre mund të ndihmojë në mbrojtjen e demokracisë në mbarë Evropën.

“Përvoja e tyre mund të na ndihmojë ta mbrojmë demokracinë në të gjithë Evropën”, theksoi Kos.

Lexo edhe

Kungulli nuk përdoret vetëm për supë e ëmbëlsira, pesë receta të reja po tërheqin vëmendjen këtë vjeshtë

Kungulli nuk përdoret vetëm për supë e ëmbëlsira, pesë receta të reja po tërheqin vëmendjen këtë vjeshtë

Policia e Kosovës nis fushatën “Një çast shpëton jetë!”

Policia e Kosovës nis fushatën “Një çast shpëton jetë!”

Shtëpia e Bardhë kërkon largimin e Kimberly Guilfoyle, ambasadores amerikane në Greqi

Shtëpia e Bardhë kërkon largimin e Kimberly Guilfoyle, ambasadores amerikane në Greqi

Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos flet për mbylljen e kapitullit të 20-të | Momenti