SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

SHKK dhe BE-ja diskutojnë parandalimin e radikalizimit në burgje

Takimi u mbajt në kuadër të bashkëpunimit rajonal për forcimin e kapaciteteve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në institucionet korrektuese.

Sipas njoftimit, takimi u zhvillua në kuadër të aksionit rajonal “Forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor në menaxhimin e ekstremizmit të dhunshëm në burgje dhe parandalimin e radikalizimit të mëtejshëm pas lirimit”.

Sponsor 3M Express

“Gjatë takimit u prezantuan arritjet kryesore të realizuara në kuadër të Fazës III të Programit Horizontal (HFIII), si dhe u diskutuan perspektivat e ardhshme dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit”, thuhet në njoftim.

Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të kapaciteteve të Shërbimit Korrektues të Kosovës për parandalimin e radikalizimit, si dhe avancimit të programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të burgosur të përfshirë në ekstremizëm të dhunshëm.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Foda e Asllani para ndeshjes me Irlandën: Luajmë për fitore

Foda e Asllani para ndeshjes me Irlandën: Luajmë për fitore

Foda: S’ka kalkulime, në Dublin shkojmë vetëm për fitore

Foda: S’ka kalkulime, në Dublin shkojmë vetëm për fitore

Kosova U21 pëson humbje nga Luksemburgu në miqësoren në Prishtinë

Kosova U21 pëson humbje nga Luksemburgu në miqësoren në Prishtinë