Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.

Sponsor 3M Express

Shiroka Pula vlerësoi rolin e Kroacisë në themelimin dhe zhvillimin e kësaj nisme rajonale, si dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në mbështetje të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo theksoi se ky proces përbën një platformë të rëndësishme për dialog politik, koordinim rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës.

“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Presidentja theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe se ky hap do të kontribuonte në sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm të gjithë rajonit. Ajo vlerësoi marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar më 18 mars 2025, si një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe ndërveprueshmërisë” – thuhet në njoftimin nga Zyra e Presidentes.

Presidentja theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për investime.

Lexo edhe

Rikthimi i debatit për vrasjet e pasluftës, qëndrime të ndryshme në ‘Kosova Today’ (VIDEO)

Rikthimi i debatit për vrasjet e pasluftës, qëndrime të ndryshme në ‘Kosova Today’ (VIDEO)

Samiti i liderëve: Ballkani të përshpejtojë integrimin e tregut rajonal, për të përmbushur objektivat e Planit të Rritjes

Samiti i liderëve: Ballkani të përshpejtojë integrimin e tregut rajonal, për të përmbushur objektivat e Planit të Rritjes

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore