Shiroka Pula: 28 Nëntori, ditë e nderimit për Adem Jasharin dhe UÇK-në

Shiroka Pula: 28 Nëntori, ditë e nderimit për Adem Jasharin dhe UÇK-në

Shiroka Pula: 28 Nëntori, ditë e nderimit për Adem Jasharin dhe UÇK-në

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka përcjellë një mesazh me rastin e 28 Nëntorit, duke kujtuar ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sponsor 3M Express

Në mesazhin e saj, ajo e cilësoi 28 Nëntorin si ditë të kujtesës, krenarisë dhe nderimit për ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

Ajo theksoi se dalja e parë publike e UÇK-së shënoi një kapitull të ri në rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë.

“28 Nëntori është ditë e kujtesës, e krenarisë dhe e nderimit për ata që i dolën zot lirisë së Kosovës. Në këtë ditë shënojmë ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe nderojmë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që shënoi një kapitull të ri në rrugën e popullit tonë drejt lirisë. Sot, kur krerët e UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, është e rëndësishme të mos harrohet thelbi i historisë sonë: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës. Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri. Adem Jashari dhe të gjithë ata që u flijuan për Kosovën mbeten pjesë e përhershme e lavdisë dhe e kujtesës sonë kombëtare. Lavdi dëshmorëve të kombit! Nderim luftës për liri!” – tha Shiroka Pula, njofton zyra e Presidentes.

Lexo edhe

OpenAI padit Apple-n, e akuzon për përvetësim të informacioneve konfidenciale dhe presion ndaj furnizuesve

OpenAI padit Apple-n, e akuzon për përvetësim të informacioneve konfidenciale dhe presion ndaj furnizuesve

66 aksidente dhe 2073 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

66 aksidente dhe 2073 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Disa raste në Kosovë, sekuestrohen armë dhe substanca narkotike

Disa raste në Kosovë, sekuestrohen armë dhe substanca narkotike