Shërbimi Sekret Amerikan arreston një person pranë Shtëpisë së Bardhë me ‘armë të shumta’ në automjet

Shërbimi Sekret amerikan arrestoi mbrëmjen e së enjtes, më 5 nëntor, një burrë pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Sipas Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), ai dyshohet se kërcënoi të vriste presidentin Donald Trump. Në automjetin ku ndodhej, oficerët gjetën tri armë zjarri dhe dhjetëra fishekë.

Sponsor 3M Express

Oficerët iu afruan të dyshuarit pasi e vunë re duke u sjellë në mënyrë të dyshimtë brenda një automjeti të parkuar në Constitution Avenue. Sipas DHS-së, ai u tha atyre se kishte dëgjuar zëra që i thoshin të shkonte në Uashington dhe të vriste Trumpin. Deklarata e pretenduar nuk përmendet në dokumentin gjyqësor të cituar nga ABC News.

Oficerët zbuluan se automjeti ishte raportuar i vjedhur. Pasi i dyshuari u tregoi se kishte armë brenda, ata kontrolluan automjetin dhe gjetën një pushkë, dy armë të tjera zjarri dhe dhjetëra fishekë.

Autoritetet e identifikuan të arrestuarin si Ronny Yordrix Guanipa Chrinos, shtetas i Venezuelës. Ndaj tij janë ngritur disa akuza, përfshirë posedimin e armëve të rrezikshme dhe vjedhjen. Ai mbahet në paraburgim nga Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së. Sipas DHS-së, Chrinos kishte hyrë pa autorizim në Shtetet e Bashkuara përmes Teksasit në mars të vitit 2024.

Drejtori i Shërbimit Sekret, Sean Curran, shprehu shqetësim për shtimin e rasteve të kërcënimeve dhe për personat e armatosur që afrohen pranë kompleksit të Shtëpisë së Bardhë. Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, vlerësoi ndërhyrjen e oficerëve, duke thënë se ata e arrestuan të dyshuarin përpara se të mund të lëndonte dikë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Zelensky: ‘Marrëveshja e madhe’ e shprehur nga Trump mund të jetë ‘e rrezikshme’

Zelensky: ‘Marrëveshja e madhe’ e shprehur nga Trump mund të jetë ‘e rrezikshme’

Shtiu me armë në ajër gjatë ahengut familjar në Shtime, policia ia konfiskon pistoletën

Shtiu me armë në ajër gjatë ahengut familjar në Shtime, policia ia konfiskon pistoletën

Lushaku-Sadriu për rastin e Arlinda Zekajt: Pozita paska më shumë vlerë se jeta e një njeriu (VIDEO)

Lushaku-Sadriu për rastin e Arlinda Zekajt: Pozita paska më shumë vlerë se jeta e një njeriu (VIDEO)

Shërbimi Sekret Amerikan arreston një person pranë Shtëpisë së Bardhë me ‘armë të shumta’ në automjet | Momenti