“Topçinjtë” morën pikët e plota falë një triumfi 1-0.
Arsenali rrezikoi që nga minuta e parë për të pasur dy raste shënimi mirëpo Kai Havertz dështoi dy herë nga afërsia.

Heroi i Arsenalit rezultoi të jetë kapiteni Martin Odegaard që përfitoi nga topi i kthyer nga goditja e Noni Madueke (72’).
Arsenali kërkoi edhe një penallti pasi Madueke u faullua brenda zonës, por që gjyqtari nuk e akordoi.
Kësisoj, Arsenali shkon në kuotën e 27 pikëve ndërsa Hull City renditet në pozitën e 13-të me 11 sosh.
Burimi: RTKLive




