Shembja e ndërtesës në Brooklyn, arrin në tetë numri i personave që humbën jetën

Shembja e ndërtesës në Brooklyn, arrin në tetë numri i personave që humbën jetën

Shembja e ndërtesës në Brooklyn, arrin në tetë numri i personave që humbën jetën

Tetë persona humbën jetën kur një ndërtesë banimi në Brooklyn të New Yorkut u shemb në një kantier ndërtimi fqinj të mërkurën, njoftoi kryetari i bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani.

Sponsor 3M Express

Të paktën 17 persona, përfshirë 3 zjarrfikës, mbetën të plagosur, tha Mamdani të enjten, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdonin.

Departamenti i Zjarrfikësve të qytetit i tha më herët agjencisë Reuters se katër persona ndodheshin në gjendje kritike, pasi ndërtesa trekatëshe në zonën Flatbush të Bruklinit u shemb rreth orës 16:00 (21:00 GMT) të mërkurën, duke rënë në kantierin e ndërtimit ngjitur ku po kryheshin punime gërmimi.

Stacioni televiziv i Nju Jorkut, WABC-TV, raportoi se të paktën katër të mbijetuar u nxorën nga rrënojat rreth 2 deri në 2 orë e gjysmë pas shembjes; mes tyre ishte edhe një grua shtatzënë.

Zyrtarët thanë se nuk dihej ende saktësisht se sa njerëz ndodheshin në shtëpi në momentin kur u shemb ndërtesa, e ndërtuar rreth vitit 1930. Ata nuk specifikuan se sa punëtorë ndodheshin në kantierin e ndërtimit në atë kohë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Komisionerja e Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit, Lillian Bonsignore, tha se mes personave të prekur nga shembja kishte edhe shtatë fëmijë. Ajo nuk dha detaje nëse ndonjë nga viktimat ishte fëmijë apo i rritur.

 Rreth 250 punonjës të shërbimeve zjarrfikëse dhe mjekësore të urgjencës janë dërguar në vendngjarje, njoftoi departamenti i zjarrfikësve.

Lexo edhe

E pranon ministri i Sportit: Kemi vështirësi për Lojërat Mesdhetare

E pranon ministri i Sportit: Kemi vështirësi për Lojërat Mesdhetare

Gjen portofolin me mbi 650 euro në Gjakovë, qytetari ia dorëzon Policisë

Gjen portofolin me mbi 650 euro në Gjakovë, qytetari ia dorëzon Policisë

Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë rritje pagash e pagë të 13-të

Punëtorët e KEK-ut me protestë kërkojnë rritje pagash e pagë të 13-të

Shembja e ndërtesës në Brooklyn, arrin në tetë numri i personave që humbën jetën | Momenti