SHBA thotë se çaktivizoi anijen që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit

SHBA thotë se çaktivizoi anijen që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit

SHBA thotë se çaktivizoi anijen që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit

Ushtria amerikane njoftoi se ka çaktivizuar një anije tregtare mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ekuipazhi i saj nuk i kishte përfillur paralajmërimet dhe kishte tentuar të kalonte bllokadën detare kundër Iranit.

Sponsor 3M Express

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur në rrjetin social X se një avion luftarak amerikan goditi pjesën e pasme të anijes “M/V Ocean Molica”, e cila lundronte nën flamurin e Panamasë dhe njihet edhe si “Arika Sun”.

Sipas CENTCOM-it, goditja me municion preciz e nxori plotësisht jashtë funksionit sistemin e lëvizjes së anijes, pa shkaktuar lëndime në mesin e ekuipazhit.

Sipas ushtrisë amerikane, anija tregtare kishte tentuar të kalonte nëpër ujërat e rajonit pasi ishte nisur nga një port iranian, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv

CENTCOM u ka bërë thirrje detarëve në Gjirin e Omanit dhe në hyrjet e Ngushticës së Hormuzit që t’i respektojnë paralajmërimet për bllokadën, t’i përcjellin njoftimet detare dhe të mbajnë kontakt me forcat detare amerikane.

Ndërkohë, numri i anijeve që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se dy muaj.

Kjo vjen pas shtimit të sulmeve ndaj cisternave të naftës javën e kaluar, në nivelin më të lartë që nga nisja e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në shkurt, duke rritur shqetësimet për ndërprerjen e transportit detar dhe duke mbështetur rritjen e çmimeve të naftës bruto.

Lexo edhe

Nuk u mbijetoi plagëve, vdes shqiptari 50-vjeçar pas aksidentit në Greqi

Nuk u mbijetoi plagëve, vdes shqiptari 50-vjeçar pas aksidentit në Greqi

Evropa në krah të Zelenskyt pas vendimit të Trumpit

Evropa në krah të Zelenskyt pas vendimit të Trumpit

Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar

Zjarr në një banesë në Tophane të Prishtinës, s’ka të lënduar

SHBA thotë se çaktivizoi anijen që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit | Momenti