SHBA-ja dënon sulmin në Arabinë Saudite, Trump shqyrton ndërhyrjen ushtarake

SHBA-ja dënon sulmin në Arabinë Saudite, Trump shqyrton ndërhyrjen ushtarake

SHBA-ja dënon sulmin në Arabinë Saudite, Trump shqyrton ndërhyrjen ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin e fundit në aeroportin e Riadit, në Arabinë Saudite, për të cilin përgjegjësinë e kanë marrë rebelët Huthi.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni mund t’i bashkohet Arabisë Saudite në sulmet kundër Huthëve, duke theksuar se çështja do të shqyrtohet.

Sponsor 3M Express

“Mund ta bëjmë. Do ta shqyrtojmë çështjen. Sapo morëm vesh për sulmin e fundit, ndaj do të marrim një vendim. Ne veprojmë shumë shpejt”, ka deklaruar Trump të dielën.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka dënuar ashpër sulmet ndaj Arabisë Saudite, duke konfirmuar se një shtetas amerikan ka humbur jetën gjatë këtyre goditjeve.

Sipas raportimeve, nga sulmi kanë mbetur të vrarë të paktën 12 persona, ndërsa mbi 300 të tjerë janë plagosur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja dënon sulmin në Arabinë Saudite, Trump shqyrton ndërhyrjen ushtarake appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

BE pa udhërrëfyes për Serbinë – Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit, Marta Kos e prerë: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është

BE pa udhërrëfyes për Serbinë – Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit, Marta Kos e prerë: Pas zgjedhjeve do të shohim sa serioze është

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

“Kur pushteti fsheh të vërtetën, përndjek gazetarët”, Rama për etiketimet ndaj Jupollit

“Kur pushteti fsheh të vërtetën, përndjek gazetarët”, Rama për etiketimet ndaj Jupollit