Bullgaria i premton mbështetje Kosovës për integrimin në BE

Bullgaria i premton mbështetje Kosovës për integrimin në BE

Bullgaria i premton mbështetje Kosovës për integrimin në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe marrjes së mandatit të ri.

Sponsor 3M Express

Në letrën e tij, Radev i ka përcjellë Kurtit urimet më të sinqerta, duke vlerësuar angazhimin e tij për konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtar i denjë i bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri bullgar ka shprehur gjithashtu mbështetjen e Qeverisë së tij për proceset integruese të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.

“Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”, thuhet në letrën e Radevit.

Në kuadër të synimit për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, Radev e ka ftuar Kurtin për një vizitë zyrtare në Bullgari.

Ai ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontaktet miqësore përbëjnë një bazë të mirë për forcimin e partneritetit dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bullgaria i premton mbështetje Kosovës për integrimin në BE appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Debatik Curri nuk është më trajner i SC Gjilanit

Debatik Curri nuk është më trajner i SC Gjilanit

Pas suksesit me Elvanën, Alimani paralajmëron tjera bashkëpunime dhe zbulon emrin e artistes (VIDEO)

Pas suksesit me Elvanën, Alimani paralajmëron tjera bashkëpunime dhe zbulon emrin e artistes (VIDEO)

Arrestohet në New York shqiptari i kërkuar për tri vrasje

Arrestohet në New York shqiptari i kërkuar për tri vrasje