Rubineti nxjerr shumë pak ujë? Një pastrim i thjeshtë mund ta zgjidhë problemin pa hidraulik

Rubineti nxjerr shumë pak ujë? Një pastrim i thjeshtë mund ta zgjidhë problemin pa hidraulik

Rubineti nxjerr shumë pak ujë? Një pastrim i thjeshtë mund ta zgjidhë problemin pa hidraulik

Nëse uji nga rubineti fillon të rrjedhë me presion të dobët, shkaku mund të jetë më i thjeshtë nga sa mendoni.

Sponsor 3M Express

Shpesh problemi fshihet te ajrosësi, rrjeta e vogël në majë të rubinetit, ku grumbullohen gëlqere, rërë dhe ndryshk.

Për ta pastruar, mjafton ta çmontoni me kujdes, ta shpëlani me ujë dhe ta lini në uthull për të larguar gurëzat e gëlqeres.

Më pas, pastrojeni me një furçë dhëmbësh dhe vendoseni sërish. Nëse është dëmtuar, rekomandohet zëvendësimi.

Nëse presioni është i dobët në të gjitha rubinetet, problemi mund të lidhet me valvulat, tubat ose furnizimin me ujë.

Kontrolloni gjithashtu nëse valvulat poshtë lavamanit janë plotësisht të hapura dhe nëse tubat fleksibël janë përthyer.

Në rastet kur rrjedha mbetet e dobët edhe pas këtyre kontrolleve, ose vëreni lagështi në mure dhe dëgjoni zhurmë uji brenda tyre, këshillohet të kontaktoni një hidraulik. /Telegrafi/

Lexo edhe

Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

Logopedi Iljasa Fazliu ia mësyn të bëhet shef në QKUK

Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

Presidentja takohet me ambasadoren e Izraelit, në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve

SËMUNDJA E PARKINSONIT

SËMUNDJA E PARKINSONIT