Rruga “B” në Prishtinë: Bllokohet kanalizimi, pisllëqet mbi tokë (VIDEO)

Rruga “B” në Prishtinë: Bllokohet kanalizimi, pisllëqet mbi tokë (VIDEO)

Rruga “B” në Prishtinë: Bllokohet kanalizimi, pisllëqet mbi tokë (VIDEO)

Prej gati katër ditësh, një pjesë e “Rrugës B” në Prishtinë është mbuluar nga ujërat e zeza pas shpërthimit të rrjetit të kanalizimit, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe duke shkaktuar kundërmim të rëndë.

Sponsor 3M Express

Kalimi në këtë segment është bërë tejet i vështirë për banorët, të cilët krahas pengesave në lëvizje, detyrohen të mbulojnë fytyrën edhe me shall për t’u mbrojtur nga era e padurueshme, raporton Klan Kosova.

Të lodhur nga kjo situatë, qytetarët shprehen të revoltuar për rrezikun shëndetësor dhe pamjen e shëmtuar në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Për këtë shqetësim, Drejtoria e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës ka thënë për Klankosova.tv se intervenimi i parë nuk pati sukses, por zgjidhja pritet në fillim të javës.

Gatishmërinë për të dalë bashkërisht në terren të hënën për eliminimin e avarisë e kanë konfirmuar edhe nga KRU “Prishtina”.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Lexo edhe

Ekskluzive | I mituri kapet me katër qese marihuanë në Shtime – thotë se drogën e bleu për 30 euro në Prishtinë

Ekskluzive | I mituri kapet me katër qese marihuanë në Shtime – thotë se drogën e bleu për 30 euro në Prishtinë

Protestë kundër Kurtit më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij

Protestë kundër Kurtit më 1 nëntor në Prishtinë, kërkohet dorëheqja e tij

Dizajneri nga Kosova, uniformën e UÇK-së e çon në Paris Fashion Week (VIDEO)

Dizajneri nga Kosova, uniformën e UÇK-së e çon në Paris Fashion Week (VIDEO)