Rrëfimi i vëllait të Jakup Krasniqit: Ma keq për jetën teme s’ka pasë kurrë, prej vitit 2024 s’e kam pa ma (VIDEO

Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka folur për vizitën e tij të fundit në Kosovë, si dhe për ngritjen e lapidarit në nderim të tij.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, realizuar nga gazetarja Endrita Bajrami, Krasniqi tha se u emocionua kur pa fotografinë e lapidarit të ngritur për të vëllanë.

“Çka të bëjsh për të është mirë. M’u rrit zemra kur e pashë fotografinë. Një lajm i mirë është për fshat”, u shpreh ai.

Duke folur për vizitën e Jakup Krasniqit në Kosovë, vëllai i tij e cilësoi të rëndë dhe çnjerëzore pamundësinë për ta takuar e për të komunikuar me familjarët.

“Ajo nuk është normale, ma së pari humane, çka të duash thuaj. Me ardhë e familjen mos me mujt me pa. A ka gjë ma të rëndë se me pa tu hi e tu dalë e mos me mujt me fol me të? Për çka, unë nuk e di çka ka bo?”, deklaroi Daut Krasniqi.

Ai gjithashtu tha se Jakup Krasniqi nuk kishte pasur nevojë të shoqërohej nga policia për t’u kthyer në Kosovë, pasi, sipas tij, ai ishte dorëzuar vetë.

“Jakupin s’ka pasë nevojë me sjellë policët hiç, se ai vetë u shku. Ata janë dorëzu vetë”, tha ai.

Daut Krasniqi tregoi se kjo situatë ka qenë ndër përjetimet më të rënda për të, duke shtuar se që nga viti 2024 nuk ka arritur ta vizitojë vëllanë në Hagë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Ma keq për jetën teme s’ka pasë kurrë. Prej vitit 2024 nuk e kam pa ma, s’kam pasë mundësi me shku atje në Hagë, se s’jam kanë mirë”, u shpreh ai.

Në fund, ai foli edhe për pritjet e tij nga procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se nuk ka besim në Gjykatën e Apelit.

“Asnjë pikë besimi nuk e kam në Gjykatën e Apelit, as e kam pasë”, përfundoi ai.

Lexo edhe

Prokuroria jep detaje për aksionin “Kufiri 2” në Kaçanik: Droga dyshohet se kishte destinacion Turqinë

Prokuroria jep detaje për aksionin “Kufiri 2” në Kaçanik: Droga dyshohet se kishte destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Stërvitje e përbashkët e Gardës së Nju-Xhersit dhe ushtrisë shqiptare

Stërvitje e përbashkët e Gardës së Nju-Xhersit dhe ushtrisë shqiptare

Rrëfimi i vëllait të Jakup Krasniqit: Ma keq për jetën teme s’ka pasë kurrë, prej vitit 2024 s’e kam pa ma (VIDEO | Momenti